Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit vëllazëror palestinez dhe të jetë zëri i tyre kundër dhunës izraelite në kompleksin Al-Aqsa.
"Dhuna izraelite ndaj njerëzve të pafajshëm në Al-Aqsa nuk ka të ndalur", shkroi ai në një mesazh në Twitter.
Kreu i diplomacisë turke shtoi se për procesin e paqes në Lindjen e Mesme nuk duhet të flasin më ata që nuk e ngrenë zërin kundër kësaj dhune dhe egërsie.
"Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e tyre dhe të jemi zëri i vëllezërve tanë palestinezë", vazhdoi Cavusoglu.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani: I gatshëm të ndihmoj në ndalimin e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit
-
Ministri i Jashtëm turk vlerëson punën e ekipeve izraelite, që kanë shpëtuar 19 njerëz
-
Takim i tensionuar mes Cavusoglut e Baerbockut
-
Erdogan i siguron palestinezët për mbështetjen e Turqisë
-
Erdogan: Vendet islame të dalin kundër sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aqsa dhe Kudsit