Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çavushoglu: Armatimi i kurdëve sirianë, i rrezikshëm

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu u shpreh të mërkurën kundër dërgimit të armëve nga SHBA-ja për kurdët në Siri, duke thënë se ky hap ishte shumë i rrezikshëm.

“Këto masa janë shumë të rrezikshme nga pikëpamja e unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”, deklaroi ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, këto armë mund të përdoren jo vetëm kundër Turqisë, por edhe kundër gjithë njerëzimit.

Pentagoni njoftoi sot se kishte filluar livrimin e armëve për Njësinë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), komponenti kryesor i Forcave Demokratike siriane (FDS), një aleancë arabe-kurde që lufton Shtetin Islam në Siri.

Presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi më 8 maj, ushtrinë amerikane të pajisë aleatët e saj kurdë sirianë me armë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të siguruar një fitore kundër organizatës së Shtetit Islamik.