Organizata separatiste baske, e njohur me shkurtesën ETA, sot i ka dorëzuar armët, duke e përfunduar fushatën e armatosur për pavarësi, që ka zgjatur afro pesë dekada.
Ky grup u ka dorëzuar autoriteteve të Francës një listë me vendet ku i kanë të fshehur bunkerët e armatimit, materiet eksploduese dhe municionin.
Qeveria e Spanjës tha se dorëzimi i armatimit nga ana e organizatës ETA, në qytetin francez, Bajone, është veprim pozitiv, por jo i plotë dhe ka kërkuar nga grupi që të shpërbëhet dhe viktimave t’u kërkojë falje, transmeton rel.
Në vitin 2011, ETA pat shpallur armëpushim, por deri tash nuk i kishte dorëzuar armët, që i ka përdorë si mjet për ta fituar pavarësinë e Baskisë.
Çarmatosja e këtij grupi paraqet përfundim të një periudhe të dhunës politike për dekada, e kishte tronditur gjithë Evropën Perëndimore.
ETA ishte e klasifikuar si organizatë terroriste nga Spanja, Britania, Franca, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
-
Plani për çarmatimin e Hamasit: shkatërrohen tunelet, dorëzohen armët
-
Franca dërgon sinjal për zgjimin ushtarak të Evropës
-
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
-
Palokaj: Kosova t’i shfrytëzojë mjetet e liruara nga BE-ja, ndryshe mund t’i humbasë një pjesë të tyre
-
Macroni uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Normalizimi i raporteve me Serbinë, çështje e sigurisë evropiane