Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çanak: Shesheli ka mbetur vetëm një kriminel

Udhëheqësi i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak vlerësoi, me rastin e takimit të paralajmëruar të Partisë Radikale Serbe në Hrtkovci, se është e papranueshme që krimineli serb Voisllav Sheshel dhe ndjekësit e tij të shkojnë në vendin e krimit.

Ai tha se Sheshel ka mbetur gjithmonë ai që ka qenë - krimineli më i zakonshëm.

“Më 6 maj, në vjetorin e takimit të turpshëm në Hrtkovci, duke shënuar fillimin e spastrimit etnik dhe të krimeve të luftës në territorin e Vojvodinës dhe që si bumerang u kthye disa vite më pas operacionit Stuhia, është krejtësisht e papranueshme që kriminelët e gjykuar për krime lufte dhe ndjekësit e tyre të kthehen në vendin e ngjarjes", tha Çanak.