Kreu i shtatmadhorisë së SHBA-së, Dan Caine, ka deklaruar se operacioni i kryer mbi Iran ishte “kulminacion” i 15 vjetëve planifikim.
Në një konferencë të përbashkët për media me shefin e Pentagonit, Pete Hegseth, Caine ka thënë se armët e përdorura në sulme ishin "të projektuara, të planifikuara dhe të dorëzuara" për të arritur sukses në sulmin ndaj centralit bërthamor Fordoë.
“Ato goditën dy boshte ventilimi në vend të cilat iranianët janë përpjekur t'i mbulonin me beton për të parandaluar një sulm”, ka thënë Caine.
Në sulmin e parë, mbulesa është hequr duke zbuluar boshtet, ka shtuar ai, dhe më pas armët kanë goditur.
Caine ka thënë se, në total, janë hedhur gjashtë bomba në vend.
Ai më pas ka treguar një video të njërës prej bombave në veprim.
CIA: Sulmet amerikane dëmtuan rëndë objektet bërthamore të Iranit
Kreu i CIA-s, John Ratcliffe ka thënë se sulmet amerikane "dëmtuan rëndë" objektet bërthamore të Iranit...-
Pentagoni tregon se sa bombardues u përdorën në goditjen ndaj Iranit
-
Izraeli thotë se sulmet në Iran ishin koordinuar me SHBA-në muaj më herët
-
Pentagoni: Sulmet e kanë kthyer deri në 2 vjet mbrapa programin bërthamor të Iranit
-
Hegseth: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit ishin një sukses i jashtëzakonshëm
-
CIA: Sulmet amerikane dëmtuan rëndë objektet bërthamore të Iranit