Shteti i Çadit ka njoftuar se do të pezullojë lëshimin e vizave për qytetarët amerikanë, në shenjë hakmarrjeje ndaj ndalimit Administratës Trump, që qytetarët e këtij vendi amerikan t’i vizitojnë Shtetet e Bashkuara.
The Independent ka raportuar se vendimi vjen pas njoftimit të presidentit amerikan për ndalimin e vizave për 12 shtete, përfshirë edhe Çadin, duke përmendur procese “të mangëta” të shqyrtimit dhe verifikimit të riatdhesimit të qytetarët të qytetarëve që jetojnë më gjatë seç duhet në SHBA.
Ndalesa e SHBA-së do t’i prekë edhe Afganistanin , Myanmarin , Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin .
Po ashtu, do të ketë kufizime të shtuara për vizitorët nga shtatë vende të tjera në politikën e re të udhëtimit, që futet në fuqi të hënën.
Presidenti i Çadit ka thënë se pezullimi i vizave për amerikanët “është në përputhje me parimet e reciprocitetit”.
“Çadi s’ka aeroplanë për të ofruar, as miliarda dollarë për të dhënë, por ka dinjitetin dhe krenarinë e tij”, ka deklaruar Mahamat Deby.