Botë

Burri që shiti karkaleca të skuqur në aeroplan përballet me akuza të rënda

Burrit që u shiti karkaleca të skuqur pasagjerëve në një aeroplan të linjës Ugandan Airlines, iu është ngritur akuzë nga policia bashkë me një burrë tjetër që akuzohet se e filmoi atë.

Pamjet janë shpërndarë shumë në internet që nga fundjava.

Mabiru Paul dhe Hajib Kiggundu u arrestuan të hënën dhe akuzohen për krijim të një situate shqetësuese, refuzim të udhëzimeve të ekipit të linjës ajrore dhe për veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë përhapje të një sëmundje infektive.

Akuza për përhapje të sëmundjes infektive është e dënueshme me shtatë vjet, sipas Daily Monitor.

Raportohet se disa persona nga stafi janë suspenduar. Megjithatë, Uganda Airlines ka thënë se do ta marrë në konsideratë shtimin në meny të ushqimit sipas kërkesës së pasagjerëve, pasi u vu në dukje gëzimi që patën pasagjerët për shkak të sezonit që përcillet me numër të ulët të karkalecave në Ugandë.