Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Burri që mund t’i ndalte sulmet kamikaze

Kur bombat e montuara në kisha dhe hotele lanë mbi dyqind të vdekur në ditën e Pashkëve katolike në Sri-Lankë, pakkush e kishte e marrë vesh se vendi kishte një problem me militantizmin islamik. Por një burrë që e dinte këtë punë ishte Mohammad Razak Taslimi.

Shtrirë në shtratin e spitalit, çehrja i tregon se Taslimi po vuan prej dhimbjes së madhe. Ana e majtë e trupit i është paralizuar krejtësisht , megjithatë ia del ta lëvizë dorën e djathtë, derisa mundohet të tregojë afërsi fizike me gruan dhe kunatin që i qëndrojnë pranë shtratit. Ata janë në ankth të madh dhe këtë nuk mund ta fshehin, transmeton sot Koha Ditore.

Gruaja e tij, Fatima, ia fshin balin me një mindil. Njëra anë e kafkës i është çarë. Ai ishte qëlluar në kokë në mars. Prej atëherë nuk është në gjendje të flasë e të ecë.

Injorimi i paralajmërimeve

Policia beson se Taslimi ishte një prej viktimave të para të rrjetit ekstremist srilankan, të lidhur me grupin e Shtetit Islamik, që do të vriste më shumë se 250 persona në një seri sulmesh kamikaze në kisha dhe hotele në ditën e Pashkëve në prill.

Edhe Njëri nga sulmuesit e Sri-Lankës kishte studiuar në Britani Botë Njëri nga sulmuesit e Sri-Lankës kishte studiuar në Britani

Sipas zyrtarëve, ai ishte qëlluar me urdhër të liderit të rrjetit lokal të sulmeve, Zahram Hashim.

Disa muaj para bombardimeve, Taslimi, një politikan lokal në ngritje me moshën 37-vjeçare në qytezën me shumicë myslimane në Sri-Lankën qendrore, ishte në ballë të hetimit të ekstremistëve....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)