Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Burri me probleme mendore vrau dy fëmijë dhe punëtoren e çerdhes në Rusi

burri, probleme mendore, sulm, vrasje

Një person i armatosur vrau dy fëmijë dhe një punonjëse në një kopsht fëmijësh në Rusi, raportoi AP-ja të mërkurën.

Burri u fut në kopsht, në qytetin Veshkayma dhe qëlloi punonjësen dhe dy fëmijë, 5 dhe 6 vjeç, para se ta qëllonte edhe veten. Ngjarja ndodhi të martën.

Një tjetër punonjës u plagos. Nuk dihet motivi që pati burri për t’i vrarë ata. Sipas autoriteteve lokale, burri nuk kishte asnjë lloj lidhje me ndonjë nga viktimat.

Tatyana Moskalkova që punon për të drejtat e njeriut në Rusi, e identifikoi burrin si një 26-vjeçar të sëmurë mendërisht.

Ai dyshohet se e vodhi armën nga një burrë tjetër, të cilin e vrau po ashtu.

Autoritetet u premtuan familjeve se do t’u paguanin nga 1 milion rubla.