Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Burgoset ish-aleati i Trumpit, Peter Navarro

Peter Navarro, ish-ndihmës i Shtëpisë së Bardhë për ish-presidentin Donald Trump, është dërguar në një burg në Miami, duke bërë histori si ish-zyrtari i parë i Shtëpisë së Bardhë që burgoset për shpërfillje të dënimit të Kongresit.

Navarro është dënuar me katër muaj burgim pasi refuzoi thirrjen nga Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që ka hetuar sulmin e 6 janarit 2021, në Capitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportoi CNN.

Para se të dërgohej në burg, Navarro ka folur për 30 minuta duke e quajtur çështjen kundër tij si "sulm të paprecedentë ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve".

Ai ka pretenduar se taktikat ligjore që janë përdorur kundër tij do të përdoren kundër Trumpit.

“Jam i nevrikosur – kështu po ndihem tani. Ju bekoftë Zoti, shihemi në anën tjetër”, ka thënë Navarro.

Dënimi i tij është shembull i rrallë që ekipi i Trumpit të mbahet përgjegjës nga sistemi i drejtësisë për rezistencën ndaj gjyqit për trazirat e Capitolit. Burgosja e Navarros vjen teksa Trumpi vetë ka për t’u përballur me pasojat kriminale rreth disa krimeve për të cilat është akuzuar që ka kryer.

Edhe Lirohet nga burgu ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon Botë Lirohet nga burgu ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon

“Është historike dhe do të jetë edhe për ndihmësit e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë, të cilët do të thirren nga Kongresi”, ka thënë të hënën Stanley Brand, i cili tani është njëri nga avokatët e mbrojtjes së Navarros.

Ndëshkimi i Navarros për shmangien e një hetimi në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të rrisë fuqinë e ligjvënësve për të siguruar bashkëpunim në hetimet e tyre.