Sofja zyrtare është në pritje të ofertës së SHBA-së për blerjen e tetë aeroplanëve të ri luftarakë F-16, me vlerë 1.2 miliard dollarë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar tashmë shitjen e mundshme të avionëve dhe pajisjeve ndihmëse, por në shumën prej 1.67 miliard dollarë.
Ministria bullgare thotë se ky është "kufiri i sipërm" i nivelit të ofertës dhe ata presin një projekt-marrëveshje mbi blerjen e avionëve në dy javët e ardhshme.
Bullgaria po ndryshon flotën e saj të "Mig-29" sovjetikë, e cila sipas agjencisë Reuters, do të jetë furnizimi më i madh me pajisje ushtarake që nga rënia e komunizmit.
Artikuj të ngjashëm
-
Bullgaria zëvendëson MIG-ët rusë me F-16 amerikanë
-
Bullgaria pajiset me 16 avionë të rinj luftarak amerikanë F-16
-
Gjermania planifikon të blejë edhe 15 avionë luftarakë F-35 nga SHBA-ja
-
Sllovakia do të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore nga Izraeli
-
Ukraina merr aeroplanët e parë luftarakë amerikanë F-16