Autoritetet bullgare njoftuan se kanë konfiskuar rreth 400 kilogramë drogë të llojit heroinë në portin e qytetit Varna.
Droga u gjet e fshehur në një anije që udhëtonte nga Dubai. Anija transportonte materiale ndërtimi nga Irani, raporton DPA.
Vlera e drogës së konfiskuar arrin në rreth 22 milionë dollarë. Ngarkesa ishte e destinuar për një kompanisë bullgare. Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë dhe gjithashtu një polic të doganës.
Ata mund të dënohen deri në 15 vjet burgim.
Bullgaria gjendet në të ashtuquajturën Rruga Ballkanike e trafikut të drogës, e cila përdoret nga grupet kriminale për të furnizuar Perëndimin me drogë nga Azia dhe Lindja e Mesme.
Artikuj të ngjashëm
-
Bullgaria sekuestron mbi 400kg heroinë afër kufirit me Turqinë
-
Bullgaria konfiskon 170 kilogramë kokainë të fshehur në pako bananesh
-
81-vjeçarja kapet me 5 kilogramë heroinë në aeroportin e Polonisë
-
Në Portin e Durrësit kapen më shumë se 45 kilogramë heroinë
-
Policia australiane kap shifrën rekorde prej 104 milionë dollarëve heroinë