Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bullgaria do të përjashtohet nga embargoja e BE-së ndaj naftës ruse deri në fund të 2024-s

Bullgaria është përjashtuar nga embargoja e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse deri në fund të vitit 2024, tha kryeministri bullgar, Kiril Petkov, të martën në Bruksel.

Detaje të mëtejshme mbi përjashtimin do të zbulohen brenda dy ditësh, tha Petkov derisa mbërriti për ditën e dytë të një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian për Ukrainën, shkruan CNN.

Petkov tha se përjashtimi do t’i japë Bullgarisë kohë për të përshtatur rafinerinë e saj për të përpunuar naftë tjetër.

Ai tha se është “i kënaqur” që raundi i gjashtë i sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë do të miratohet dhe se burimet financiare të Rusisë do të ndalen.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të martën të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Moskës shkaku i luftës në Ukrainë.