Bullgarët vazhduan protestat pasi qeveria e koalicionit, e udhëhequr nga kryeministri, Bojko Borisov i mbijetoi lehtësisht një votimi mocioni mosbesimi në parlament.
Protestuesit ishin mbledhur jashtë parlamentit para votimit, duke tundur flamurin e bardhë, të gjelbër dhe të kuq të vendit, ndërsa luanin muzikë dhe këndonin me shpresën për një humbje qeveritare.
Ata mbetën të zhgënjyer pas mocionit të mosbesimit nga opozita socialiste.
Por, protestuesit premtuan të vazhdojnë protestat me kërkesën për dorëheqjen e Borisovit dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ata akuzojnë koalicionin qeverisës, në pushtet që nga viti 2017, për korrupsion dhe lidhje me oligarkët/ATSH - DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria e Bullgarisë i mbijeton mocionit të mosbesimit
-
Protesta në Bullgari, kundërshtohen ndryshimet kushtetuese e kërkohet largimi i qeverisë
-
Kryeministri bullgar Borissov ofron dorëheqjen me kushte
-
Tri javë protesta në Bullgari kundër qeverisë, akuza për korrupsion e lidhje me mafien….
-
Protesta të reja në Bullgari me kërkesë për dorëheqje të Qeverisë së Borisovit