Për të shtatën ditë me radhë po mbahen protesta antiqeveritare në Sofje.
Demonstruesit u tubuan sot pasdite rreth orës 17:00 sipas kohës lokale dhe pritet që protesta të vazhdojë deri natën vonë, lajmëruan mediumet bullgare. Është përforcuar prania e policisë në kryeqytetin bullgar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri bullgar, Bojko Borisov e hodhi poshtë kërkesën e presidentit Rumen Radev, që qeveria e tij e koalicionit, e përballur me protesta masive antiqeveritare, të japë dorëheqje, raporton ALSAT.
“Dorëheqja e kësaj qeverie nuk do ta përmirësojë situatën”, tha Borisov para takimit të qeverisë dhe i bëri thirrje opozitës të ndihmojë në tejkalimin e krizës.
Ai paralajmëroi se pasojat nga pandemia ndaj ekonomisë bullgare do të jenë shumë serioze dhe tha se në samitin e BE-së, të premten, do të angazhohen që Bullgaria të marrë ndihmë financiare nga fondi për rikuperim nga kriza e koronës, që duhet të paraqesë 750 miliardë euro (857 miliardë dollarë amerikanë).
Mijëra bullgarë protestojnë me ditë nëpër rrugët e Sofjes, duke kërkuar dorëheqjen e Borisovit dhe kryeprokurorit të shtetit, duke i akuzuar për korrupsion dhe sjellje mafioze. Protestat, ndërkohë, u zgjeruan në qytetet bregdetare Varnë dhe Burgaz si dhe Pllovdiv në jug.
Protestat filluan pasi që kryeprokurori Ivan Geshev urdhëroi bastisjen e kabinetit të presidentit dhe arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të Radevit.
Geshev e akuzoi Radevin për sjellje jokushtetuese, duke “cicëruar” se e ka shkelur pavarësinë e gjyqësisë dhe ka kryer presion ndaj prokurorisë.
Protestat i mbështetë Partia socialiste opozitare, votat e së cilës në vitin 2016 e sollën Radevin president. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë caktuar për në mars të vitit të ardhshëm.