Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Brnabiq votohet kryeministre e Serbisë

Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot me shumicë votash votuan qeverinë e kryeministres së re Ana Brnabiq.

Për qeverinë e Brnabiq votuan 157 nga 212 deputetë të pranishëm, 55 ishin kundër, ndërsa nuk pati abstenime.

Gjashtë deputetët e partisë “Serbia e Bashkuar”, votuan kundër zgjedhjes së qeverisë së re serbe.