Gati 100% e fluturimeve të kompanisë ajrore ”British Airways” janë anuluar për shkak të një greve dy ditore, sot dhe nesër, të 4 300 pilotëve të saj.
Greva, që nisi mesnatën e sotme dhe u njoftua nga sindikata e pavarur ”Balpa”, erdhi si pasojë e mosarritjes së një marrëveshjeje pas bisedimeve të gjata mbi pagat.
Pilotët e ”Balpa”-s e refuzuan ofertën e rritjes së pagave me 11% për tre vjet, duke e konsideruar atë të papërshtatshme, krahasuar me rritjen e fitimeve të bëra nga kompania pas kapërcimit të krizës së viteve të kaluara.
Artikuj të ngjashëm
-
Aeroporti i Brukselit anulon 110 fluturime të së mërkurës
-
SHBA-ja përballet me ditën e dytë të ndërprerjeve të fluturimeve
-
Greva në aeroportet e Gjermanisë anulon katër fluturime nga Prishtina
-
Anulohen qindra fluturime në aeroportet e Gjermanisë
-
Punëtorët e “Boeing” në grevë, s’e duan marrëveshjen që parashihte rritje page 25% për 4 vjet