Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britanisë i jepet edhe një shans për Brexitin me marrëveshje

Kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, i mbetet tani të bindë ligjvënësit e vendit që të mbështesin planin e saj për largim nga Bashkimi Evropian - apo Brexit - pasi BE-ja propozoi shtyrje të Brexit-it përtej 29 marsit, datës së paraparë aktualisht.

Të enjten vonë, pas tetë orësh bisedime, udhëheqësit e BE-së ofruan shtyrje të Brexit-it deri më 22 maj, nëse ligjvënësit britanikë e miratojnë planin e Mayt javën e ardhshme, transmeton rel. 

Nëse nuk e miratojnë, shtyrja do të jetë më e shkurtër - deri më 12 prill - dhe, në atë rast, Britania do të duhet të dalë me vendime të reja ose të largohet pa marrëveshje.

May tha se ligjvënësit kanë një "zgjedhje të qartë".

Plani i saj ka dështuar dy herë në Parlament, kryesisht për shkak të një pike që përshkruan qasjen ndaj kufirit të Irlandës, pas Brexit-it.

Edhe May insiston se duhet të ketë Brexit me marrëveshje Botë May insiston se duhet të ketë Brexit me marrëveshje

Britania ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian me një referendum në vitin 2016.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian.