Botë

Britanikët kanë afat deri në fund të muajit të licencojnë dronët e tyre

Pronarët e dronëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë afat deri në fund të nëntorit për të regjistruar detajet e tyre në Autoritetin e Aviacionit Civil.

Kërkesa e detyrueshme për t'u regjistruar vlen për pronarët e dronëve ose avionëve modele, që peshojnë më shumë se 250kg. Pronarët e dronëve të paregjistruar mund të përballen me dënime.

Në të njëjtën kohë, Autoriteti i Aviacionit Civil ka filluar shërbimin që shpreson se do të bashkojë pronarët me dronët e tyre të humbur, transmeton KTV. Shumica e dronëve të humbur mungojnë, për shkak të keqfunksionimeve gjatë fluturimit.

Kjo përfshin humbjen e energjisë së baterisë, humbjen e sinjalit ose dështimet e teknologjisë. Sidoqoftë, dronët kanë shkaktuar edhe dëme në aeroporte. Në shenjë proteste, disa anglezë kishin vendosur që me anë të dronëve të bllokojnë funksionimin e aeroporteve.