Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania pretendon se ushtria ruse ka mungesë municionesh

Në përditësimin e rregullt të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat ruse goditën një autokolonë humanitare të premten - një sulm për të cilin Ukraina tha se vrau të paktën 30 njerëz në automjete civile.

Municioni i përdorur në sulm "ka të ngjarë të ishte një raketë ruse e mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë që po përdorej në një rol sulmi tokësor", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, raportoi BBC-ja të shtunën.

Ajo ka shtuar se stoku i raketave të tilla të Rusisë ka të ngjarë të jetë i kufizuar dhe se ato janë një "burim me vlerë të lartë" i krijuar për të rrëzuar avionë dhe raketa, në vend që të përdoren kundër objektivave tokësore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, përdorimi i këtyre raketave në një rol sulmi tokësor tregon mungesë të përgjithshme municionesh, veçanërisht raketa precize me rreze më të gjatë.

Sulmi ndodhi në rajonin e Zaporizhzhias, të cilin Vladimir Putin e deklaroi të premten se ishte pjesë e Rusisë.

“Rusia po shpenzon asete ushtarake me vlerë strategjike në përpjekje për të arritur avantazhin taktik, dhe në këtë proces po vret civilë që tani pretendon se janë qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar