Britania e Madhe do të lejojë që njerëzit të vaksinohen me dy vaksina të ndryshme anti-Covid në disa raste të rralla, pavarësisht mungesës së provave që vaksinat ofrojnë imunitetin e duhur.
Qeveri ka bërë me dije se pacientët mund të vaksinohen me këtë përzierje në raste të rralla.
Kreu i Shëndetit Publik në Angli, Mary Ramsay, ka deklaruar se kjo përzierje do lejohet vetëm në raste të rralla dhe se Qeveria nuk po e rekomandon përzierjen, nëse nuk janë të paktën dy javë larg nga data e prodhimit.
“Duhet të bëhen përpjekje për t’i vaksinuar të gjithë me vaksinën e njëjta, por aty ku nuk është e mundur, mund të jepet edhe një dozë e dytë e një vaksinë tjetër”, ka thënë Ramsay.
Britania është bërë vendi i parë në botë që ka arritur t'i miratojë vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca të Oksfordit gjatë muajit të kaluar.
Edhe
Britania teston kombinimin e vaksinave të ndryshme anti-COVID
Të dy vaksinat nuk janë krijuar që të përzihen mes vete mirëpo ekspertët thonë se nëse pacienti është në gjendje të rënduar dhe nuk i “bën punë” vaksina e parë, mund të marrë dozën e vaksinës tjetër, raporton reuters.
Pandemia e koronavirusit u ka humbur jetën 74.000 njerëzve në Britani, duke u bërë kështu vendi i dytë me vdekshmërinë më të lartë në Evropë.