Britania e Madhe është një nga vendet më të varfra nga natyra në botë - në 10% të fundit në nivel global dhe e fundit në grupin e kombeve të G7-s, tregojnë të dhënat e reja.
Ka një mesatare prej rreth gjysmës së biodiversitetit të saj, shumë më poshtë mesatares globale prej 75%, ka gjetur një studim.
Një shifër prej 90% konsiderohet si "kufiri i sigurt" për të parandaluar që bota të mos bjerë në një "shkrirje ekologjike", sipas studiuesve.
Vlerësimi u publikua para një konference të OKB-së për biodiversitetin.
Biodiversiteti është shumëllojshmëria e të gjitha gjallesave në Tokë dhe mënyra se si ato përshtaten së bashku në rrjetën e jetës, duke sjellë oksigjen, ujë, ushqim dhe përfitime të panumërta të tjera.
Andy Purvis, udhëheqës i kërkimit në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, ka thënë se biodiversiteti është më shumë se diçka e bukur për tu parë.
"Është gjithashtu ajo që na siguron kaq shumë nga nevojat tona themelore. Është themeli i shoqërisë sonë. Ne kemi parë kohët e fundit se sa shkatërruese mund të jetë kur prishen zinxhirët e furnizimit - natyra është në bazën e zinxhirëve tanë të furnizimit", deklaroi ai.