Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar për një valë të re sanksionesh të cilat shënjestër kanë gjeneralët rusë në vijën e frontit të cilët kanë kryer mizori, gjithashtu edhe individë dhe biznese të cilat e mbështesin ushtrinë ruse.

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss ka thënë të enjten se 26 sanksionet e reja do të vendosen për ata “që kanë gjakun ukrainas në duar”, duke përfshirë edhe komandantin e njësitit që okupoi Buchan, shkruan Sky News.

Ajo ka thënë se “shthurja e sulmit rus ndaj popullit ukrainas është i qartë për të gjithë. Ata po i targetojnë spitalet, shkollat dhe qendrat e transportit në Mariupol dhe më tej, ashtu siç kanë bërë në Çeçeni dhe Siri”.