Britania e Madhe po përgatitet të dërgojë anije luftarake në Guyana, për të treguar përkrahjen diplomatike dhe ushtarake për ish-koloninën e saj, raporton “BBC” të dielën.
Ky vendim vjen pasi Venezuela ka rinovuar pretendimet e saja për një pjesë të diskutueshme të territorit të Guyanas që është i pasur me naftë e minerale.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka konfirmuar se “HMS Trent” do të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët në Guyana pas Krishtlindjeve.
Guyana, që është anëtare e Komonuellthit, është vendi i vetëm i Amerikës së Jugut ku flitet anglisht.
Anija luftarake “HMS Trent”, ishte dërguar në Karaibe për të kërkuar për trafikues të drogës, por ka marrë mision të ri pasi Qeveria e Venezuelas ka kërcënuar ta aneksojë Essequibon nga Guyana.
Kjo ka rritur frikën se Venezuela do të tentojë të pushtojë Guyanan dhe të nisë luftën e parë ndërshtetërore në Amerikë të Jugut që nga Lufta e Falklandit e vitit 1982. Essequibo është territor me rreth 155 mijë kilometra katrorë, ndërsa përbën dy të tretat e territorit të Guyanan. Është e pasur me naftë, por po ashtu edhe me minerale tjera të çmuara.

-
Britania mbledh sot 35 vende për të gjetur një zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit
-
Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës
-
Franca pritet të dërgojë disa anije luftarake në Detin e Kuq
-
A po tërhiqet edhe Britania e Madhe në luftën ndaj Iranit?
-
SHBA-ja dërgon një luftanije tjetër në Lindjen e Mesme pas rritjes së tensioneve me Iranin