Brazili ka tejkaluar Britaninë e Madhe me numrin e të vdekurve, duke u bërë vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Brazili ka raportuar 828 mijë raste, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 25 mijë raste të reja, transmeton KOHA.
909 të vdekur në 24 orët e fundit e kanë çuar në 41 mijë e 829 numrin total të të vdekurve.
Numri i rasteve po vazhdon të rritet, teksa presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, po insiston në rihapjen e ekonomisë dhe ka akuzuar qeveritë shtetërore për zmadhimin e numrit të infektimeve dhe vdekjeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Brazili arrin 500.000 vdekje nga COVID-19 mes situatës “kritike”
-
Brazili për herë të parë regjistron mbi 4 mijë të vdekur nga COVID-19 për një ditë
-
Mbi 65 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Brazil në mars
-
Brazili tejkalon shifrën prej 2000 të vdekurve brenda një dite
-
Mbi 61.000 të infektuar me COVID-19 në Brazil