Brazili dhe Japonia janë futur në mesin e shteteve me rastet e para me variantin e ri të COVID-19.
Ndërkaq, tashmë edhe në Evropë janë raportuar raste me Omicron, madje është thënë se varianti qarkulloi në Evropë më herët se që është raportuar zyrtarisht.
Autoritetet në Holandë kanë thënë se mostrat nga datat 19-23 nëntor dolën me variantin e ri, teksa ishte 24 nëntori kur Afrika e Jugut raportoi për ekzistencën e virusit, raporton AP.
Me rastet në Brazil dhe Japoni, gjetjet ilustrojnë vështirësinë e frenimit të virusit, kurse bota mbetet ende mes shpresës për rikthim në gjendjen normale teksa ka frikë se më e keqja ende nuk ka ndodhur.
Artikuj të ngjashëm
-
Rastet e para me Omicron paraqiten edhe në Indi
-
Në Afrikë të Jugut po rriten dukshëm rastet me koronavirus, varianti Omicron shihet shkaktar
-
Edhe Italia konfirmon rastin e parë me variantin e ri të COVID-19
-
Dy raste me variantin e ri të COVID-19 janë zbuluar në Britani
-
Japonia gjen variantin e ri të COVID-19 tek tre njerëz që nuk kishin udhëtuar në Britani