Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka njoftuar se ka dërguar ushtrinë në aeroportet dhe portet më të rëndësishme në vend dhe në kufij.
Lula da Silva mori vendimin për të forcuar sigurinë në një përpjekje për të luftuar krimin e organizuar në vendin më të madh të Amerikës Latine.
Brazili do të dërgojë 3600 anëtarë të ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore për të rritur patrullimet dhe për të monitoruar aeroportet ndërkombëtare në Rio dhe Sao Paulo, si dhe dy portet detare në Rio dhe portin e Santos në Sao Paulo, i cili është porti më i ngarkuar në Amerikën Latine.
Vendosja e forcave të armatosura është pjesë e një plani më të gjerë qeveritar që përfshin rritjen e numrit të policisë në Rio, përmirësimin e bashkëpunimit midis shërbimeve të sigurisë dhe investimin në teknologjinë më të avancuar të mbledhjes së inteligjencës.
Zyrtarët shtetërorë dhe federalë kanë thënë javët e fundit se planifikojnë t’i “zhdukin” bandat kriminale duke u ndërprerë të ardhurat financiare.
-
Frenimi i ushtrisë nga presidenti brazilian
-
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicion kundër karteleve të drogës
-
Prania më e madhe ushtarake e SHBA-së në Lindjen e Mesme në dekada
-
Trumpi paralajmëron kompanitë ajrore: Qëndroni larg Venezuelës
-
Maduro kërkon ndihmë kundër pranisë ushtarake amerikane në Karaibe