Policia braziliane njoftoi sot arrestimin e Luiz Carlos da Rocha, një nga krerët më të rëndësishëm të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut, pas një kërkimi 30 vjeçar gjatë së cilës ai i ishte drejtuar kirurgjisë estetike.
Luiz Carlos da Rocha, me nofkën “Cabeça branca” (Koka e bardhë, në gjuhën portugeze), u arrestua në Sorriso, një qytet në Shtetin Mato Grosso, në perëndim të Brazilit, bëri të ditur policia federale në një deklaratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDa Rocha kishte ndryshuar emrin dhe quhej Vitor Luiz de Moraes. Një kirurg i kishte ribërë fytyrën në mënyrë që t’i shpëtojë autoriteteve.
Rreth 150 agjentë të përfshirë në operacion që çuan në arrestimin e tij dhe të krahut të djathtë duke konfiskuar makina luksi, aeroplanë privatë, kompani bujqësore dhe asete të tjera me vlerë të përgjithshme deri në 10 milionë dollarë.