Kanë arritur në Kanada familja amerikano-kanadeze, pas pesë vjetësh të mbajtur peng nga një grup ekstremist i lidhur me talebanët.
Në një deklaratë në Toronto, kanadezi Joshua Boyle, ka thënë se grupi terrorist i kishte vrarë vajzën dhe se bashkëshortja e tij ishte dhunuar seksualisht nga një roje dhe eprori i tij.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në vazhdimësi e kanë akuzuar Pakistanin se po shpërfillë praninë e Haqqanit dhe grupeve të tjera ekstremiste brenda kufijve të saj.
SHBA-ja e konsideron grupin Haqqani si organizatë terroriste.
Amerikanja, Caitlan Coleman dhe burri i saj kannadez, Joshua Boyle, ishin rrëmbyer nga grupi ekstremist Haqqan në vitin 2012. Coleman ishte shtatzënë në atë kohë dhe kishte tre fëmijë./rel
-
Talebanët hedhin poshtë akuzat e çiftit amerikano-kanadez për vrasje dhe dhunim
-
Familja që u mbajt peng nga talebanët sot kthehet në Perëndim
-
U lirua pas 5 vjetësh familja që u mbajt peng nga talebanët
-
Pakistani sulmon Afganistanin, dhjetëra të vrarë e të plagosur
-
Lirohet nga burgu çifti britanik i mbajtur për gati 8 muaj nga talebanët