Prokurorët në Bosnjë-Hercegovinë thonë se e kanë akuzuar një kryetar serb të një qyteti dhe tre ish-oficerë të policisë për krime të luftës, të kryera gjatë luftës në periudhën 1992-95, pas shkatërrimit të Jugosllavisë së dikurshme.
Prokurorët thanë dje se këta katër persona ishin akuzuar për shkak të vrasjes dhe zhdukjes së 22 myslimanëve të Bosnjës në territorin e qytetit Vllasenica, në pjesën lindore të Bosnjës, në periudhën 1992-1993.
Kryetari i qytetit, Mirosllav Kraleviq, dhe tre të dyshuar të tjerë, po ashtu, janë të akuzuar për “burgosje të paligjshme, torturë dhe keqpërdorim të dhjetëra njerëzve në disa burgje”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen shtatë serbë të Bosnjës për krime të dyshuara gjatë luftës
-
Arrestohen nëntë serbë të Bosnjës nën akuzat për krime të luftës
-
Bosnjë: Aktakuzë kundër komandantëve të ushtrisë së Republikës Sërpska për krime lufte
-
Bosnjë: Arrestohen 7 të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë
-
Shtatë serbë nën aktakuzë për gjenocid ndaj boshnjakëve