Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian tha të dielën se rrethimi i javës së kaluar i Kongresit në SHBA ekspozoi rreziqet e lejimit të degradimit të vlerave demokratike dhe dezinformimin i cili u përhap në mediat sociale.
“Ajo që pamë të mërkurën ishte vetëm kulmi i zhvillimeve shumë shqetësuese që ndodhën globalisht në vitet e fundit. Kjo duhet të jetë një thirrje për zgjim për të gjithë mbrojtësit e demokracisë, "tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell në një postim në blog.
"Të gjithë duhet të kuptojnë që nëse pranojmë pengesa pas pengesash, pavarësisht nëse ato duken të vogla, demokracia dhe vlerat e saj përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme mund të zhduken," tha Borrell, i cili flet në emër të 27 vendeve anëtare të BE, shkruan Reuters.
Presidenti Donald Trump është duke u ballafaquar me kërkesën për largim nga zyra e tij, pasi i nxiti përkrahësit e tij të vërshojnë drejtë Kongresit, si pasojë e pakënaqësisë në zgjedhjet e fundit në SHBA. Pas këtyre protestave pesë persona mbetën të vdekur.
-
Von der Leyen: Asgjë jashtë tryezës kur është fjala për mbrojtjen
-
Macron: BE-ja do të ngrihet në këmbë përballë kërcënimeve të Trumpit
-
50 liderë evropianë do të vlerësojnë së bashku se si Trumpi do të ndikojë në fatin e tyre
-
Borrell: Duhet të shqyrtojmë skenarë të ndryshëm lidhur me angazhimin e SHBA-së për sigurinë evropiane
-
Borrell: Krizat e tjera s’e largojnë vëmendjen nga Ukraina