Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Boris Johnson përballet me thirrje të tjera për të dhënë dorëheqjen mes mosmarrëveshjeve partiake

boris jonhson, britania e madhe, anglia, 14 prilli

Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me thirrje të tjera për të dhënë dorëheqjen, pasi Tobias Ellwood u bë deputeti i fundit konservator që ka thënë se dëshiron ta largojë atë nga detyra.

Deputeti i Bournemouth East ka thënë se ai do të dorëzonte një letër mosbesimi ndaj kryeministrit, në mes të mosmarrëveshje të vazhdueshme për organizimin e një festë gjatë bllokimit nga Johsnoni.

Ai i bashkohet kolegut Peter Aldous, i cili u shpreh të martën se kishte bërë të njëjtën gjë.

Të paktën 54 konservatorë duhet të dorëzojnë letra për të vendosur një votim për të ardhmen e kryeministrit.

Një pjesë e vogël e deputetëve konservatorë, duke përfshirë udhëheqësin e konservatorëve skocezë, Douglas Ross, kanë thënë se i kanë dorëzuar letra komitetit të 1922-ës, i cili drejton garat e lidershipit.

Por numri i saktë i letrave të dorëzuara nuk dihet ende.