Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bora vështirëson luftën kundër zjarreve

Një varg punëtorësh zbritnin ngadalë nga një kodër e pjerrët e mbuluar me borë mbi lumin South Platte në qendër të Kolorados, duke pikuar karburant, teksa kishin nisur të digjnin grumbuj mbeturinash druri që shpërthejnë shpejt në flakë.

Është dimër në Malet Shkëmbore dhe mbulesa e freskët e borës lejoi ekuipazhin prej 11 vetash ta kufizonte në mënyrë të sigurt djegien e kontrolluar.

Operacione të tilla janë pjesë qendrore e planit prej 50 miliardë dollarësh të Administratës Biden për ta reduktuar dendësinë e pyjeve perëndimore që kanë shpërthyer në stuhi zjarri, teksa ndryshimi i klimës vihet re në rajon.

Image

Mirëpo, të njëjtat tendenca të ngrohjes që përkeqësojnë zjarret do t’i sfidojnë gjithashtu përpjekjet e administratës për t’u mbrojtur kundër tyre.

Moti gjithnjë e më i çrregullt, do të thotë se bora nuk është gjithmonë aty kur nevojitet për të djegur në mënyrë të sigurt grumbujt e mbeturinave të larta, si ato në pyllin kombëtar Pike- San Isabel të Kolorados. E kjo po e ndërlikon seriozisht punën e zjarrfikësve të rraskapitur që tani detyrohen të punojnë gjatë gjithë vitit.

Edhe SHBA-ja përfshihet nga një stuhi bore Botë 5 muaj më parë SHBA-ja përfshihet nga një stuhi bore

Qëllimi i tyre është të presin dhe të djegin mjaft bimësi që zjarri i radhës këtu të mos jetë aq katastrofik sa ai që rrafshoi pyje dhe lagje të mëdha në Kolorado, Kaliforni, Oregon, Montana e gjetkë.

Efekti i krizës klimatike

Zjarret perëndimore janë bërë më të paqëndrueshme pasi ndryshimet klimatike thajnë pyjet tashmë të trasha me bimësi nga vitet e shuarjes intensive të zjarrit. Kurse dritarja për djegiet e kontrolluara po zvogëlohet.

“Ka qenë më e vështirë vetëm shkaku i dimrave të shkurtë”, ka theksuar David Needham, rojtar i Shërbimit Pyjor të SHBA-së, i cili e kishte drejtuar operacionin e djegies së Kolorados në fund të shkurtit, kur termometri lëvizi rreth minus 18 gradë Celsius. Kodrat përreth treguan plagë shterpe nga zjarret e kaluara, duke përfshirë një zjarr të vitit 2002 që kishte shkatërruar 133 shtëpi dhe në atë kohë ishte më i madhi në historinë e shtetit.

“Në ditë të tilla përfitojmë nga temperatura që është më negative”, ka thënë Needham.

“Edhe stuhitë e vogla të borës që vijnë patjetër se na ndihmojnë me këtë”.

Nëpër shkëmbinjtë, grumbujt e prerjeve dhe pemëve të pastruara për t’i reduktuar rreziqet nga zjarri që shtrihen në rreth 100.000 hektarë, duke pritur për t’u djegur pasi sasia e duhur e borës të jetë në tokë. Ndonjëherë ka shumë, duke i bërë grumbujt të paarritshëm. Herë të tjera nuk ka borë të mjaftueshme dhe djegiet e përshkruara anulohen në mënyrë që të mos dalin jashtë kontrollit si një rast i mëparshëm që çoi në vdekje.

Bora gjatë natës në Koloradon qendrore nënkuptonte se ekuipazhi nga shërbimi pyjor dhe Mile High Youth Corps mund të digjnin mbeturina nga dyfishi i zonës që kishin planifikuar. Megjithatë, zyrtarët kanë bërë të ditur se ndryshimi i klimës po e bën më të vështirë gjetjen e asaj pike për djegie të sigurt.

Pranverë e hershme

Pranvera po vjen më herët dhe toka e mbushur me borë po zhduket dy javë më herët, sipas studiuesit të Universitetit Rutgers dhe klimatologut të shtetit të Nju Xhersit, David Robinson, i cili ka ekzaminuar më shumë se 50 vjet të dhëna për mbulesën e borës së mbledhura përmes imazheve satelitore.

“Një gjë që dimë për ndryshimin e klimës është se po rrit ndryshueshmërinë dhe ekstremet që po përjetojmë”, ka sqaruar Robinson. “Në Perëndim, sapo të ndryshojnë stinët, gjithçka thahet shpejt dhe qëndrojnë në atë gjendje për muaj të tërë. Kështu që, aty kemi thjesht një dritare shumë të vogël”.

Edhe Së paku 14 vdekje në SHBA që lidhen me stuhinë e borës Botë 5 muaj më parë Së paku 14 vdekje në SHBA që lidhen me stuhinë e borës

2020 ishte sezoni më i keq i zjarreve në Kolorado, ku vera e vjeshta gjithashtu kanë qenë më të ngrohta dhe më të thata, ka bërë të ditur ndihmës- klimatologia shtetërore Becky Boligner. “Është “një lojë” krejtësisht e ndryshme me top për sa u përket zjarreve”, tha ajo.

Për pjesë të Rockies, ky dimër solli shumë borë, duke i detyruar zyrtarët t’i vonojnë djegiet. Ndërkohë, pjesë të Wyoming nuk kanë marrë borë të mjaftueshme për ta lagur tokën dhe për të lejuar djegien e grumbujve të karburantit. Edhe kur ka borë, kjo nuk do të thotë se do të zgjasë derisa mbeturinat të ndalojnë së djeguri, theksoi Brian Keating, me rajonin Rocky Mountain të Shërbimit Pyjor.

Kur djegiet e grumbullit shndërrohen në zjarre, Keating tha se zakonisht ndodh ngaqë bora zhduket kur fillon djegia përreth. Stuhia e ardhshme e erës mund të ndezë prush dhe të ndezë peizazhin që ditë më parë dukej i papërshkueshëm nga zjarri.

Shtyrja e djegies së grumbullit mbart gjithashtu pasoja. Derisa grumbujt të zhduken, menaxherët e pyjeve nuk do të fillojnë një lloj tjetër zjarri të kontrolluar të quajtur djegia e transmetimit, e cila konsumon bimësinë brenda stendave të holluara më parë me sharrë elektrike me zinxhir dhe pajisje të tjera.

Një problem tjetër është tymi: Djegiet mund të vonohen nëse tymi do të përkeqësojë cilësinë e dobët të ajrit.

Pavarësisht pengesave të tilla, djegiet janë thelbësore për planin 10-vjeçar të Administratës Biden për të reduktuar rreziqet e zjarreve në pothuajse 80.000 milje katrorë të tokave publike, private dhe fisnore. Projektligji i infrastrukturës i miratuar së fundmi përfshin 500 milionë dollarë për djegie të kontrolluara gjatë pesë vjetëve.

Djegiet dhe prerjet e përshkruara u përdorën për të reduktuar rreziqet e zjarrit vitin e kaluar në rreth 4.050 milje katrorë pyll - më së shumti në një dekadë. Duke e rritur atë, zyrtarët shpresojnë të kapërcejnë problemin dhe të përdorin më pak prerje në vitet e ardhshme, tha Frankie Romero, i cili mbikëqyr programin e përshkruar të djegies së shërbimit pyjor.

“Sapo të hyjmë në një cikël mirëmbajtjeje dhe mund të vazhdojmë ta trajtojmë të njëjtën zonë, ndërsa është në gjendjen e saj të preferuar me shumë më pak karburant, atëherë bëhet shumë më e lehtë”, ka spikatur Romero. “Ne do të përjetojmë zjarre në të ardhmen ... dhe ato do të shkaktojnë probleme. Pjesa e vështirë është të përpiqesh të kujtosh se si do të dukeshin ato probleme nëse nuk do të kishim ndërhyrë më herët”.

Mbrojtësit e mjedisit paralajmërojnë se shkalla e punës që propozohet mund të lejojë prerje të tepërta që do të dëmtojnë pyjet dhe do të bëjnë pak për të parandaluar zjarret katastrofike.

Mirëpo profesori i pylltarisë në Universitetin Shtetëror të Oregonit, John Bailey, tha se zgjedhja është midis zjarreve të pakontrolluara që shpërthejnë në të gjithë peizazhin dhe hapave agresivë për të pakësuar pjesërisht forcat e ndryshimit të klimës.

Edhe Mbi 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike nga stuhia e borës në SHBA Botë 5 muaj më parë Mbi 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike nga stuhia e borës në SHBA

“Të mos e përqafosh këtë sfidë është të zgjedhësh një të ardhme me shumë zjarre në të dhe pothuajse pa kontroll se ku fillojnë dhe ku përhapen dhe sa tym ka në ajër dhe për sa kohë”, përfundoi Bailey.

Përktheu: Blerta Haxhiu