Ani pse vija e frontit prej 1 mijë e 500 kilometrave nuk ka lëvizur shkaku i dimrit të madh, sulmet me raketa dhe dronë brenda Rusisë kanë shfaqur kapacitetet e Ukrainës për t’u zgjeruar deri në Moskë. Nëse ky është plani i Kievit, është i ngjashëm me atë që ka bërë Rusia para një viti kur kishte cak infrastrukturën energjetike me shpresën se riparimet do të merrnin kohë. Në fund Ukraina ka arritur të menaxhojë krizën energjetike dhe kështu dështoi edhe fushata e Moskës. Tani është Rusia ajo që duhet të gjejë strategjinë e mbrojtjes.
Jehona e sirenave është kthyer në përditshmëri për Belgorodin, qytetin kufitar të Rusisë. Banorët e këtij qyteti janë në panik pas sulmeve ajrore nga Ukraina që lanë të vdekur disa prej tyre.
Shpërthimi i madh i një terminali të eksportit të naftës në Shën Petersburg në fillim të muajit janar ka detyruar kompaninë energjetike “Novatek” që të suspendojë punën për disa ditë.
Gjatë javës së kaluar me dronë u sulmua porti i Tuapses në jug të Krasnodarit. Cak ishte rafineria më e madhe e Rusisë. Një rafineri tjetër u sulmua në veri të Moskës, por zyrtarët kanë thënë se nuk pësoi dëme.
Rusia ka raportuar për bombardime në fabrikën e armëve në rajonin Tambov dhe fabrikat e tjera në Bryansk dhe Smolensk.
Sulmet e tilla kanë zbehur përpjekjet e presidentit Vladimir Putin që të bindë rusët se jeta në Rusi është e rehatshme edhe pas dy vjetësh luftë me Ukrainën.
“Ukraina ka forcuar kapacitetet për sulm ndaj Rusisë”, ka thënë Michael Kofman, ekspert ushtarak.
“Mund të shihni për shpeshtim të sulmeve ukrainase kundër infrastrukturës ruse, kemi rastet si në qytetin e Belgorodit dhe në bazën ushtarake në Krime”, ka shtuar ai.
Teksa Putini po ashpërson fushatën para zgjedhjeve presidenciale të muajit mars, ai dëshiron që të ketë gjithçka në normale. Mirëpo sulmet e vazhdueshme ukrainase kanë treguar se lufta mund të vazhdojë edhe në territorin rus dhe se ka shenja se konflikti mund të sfidojë kontrollin e Kremlinit në skenën politike.
Mijëra rusë kanë nënshkruar peticionin në përkrahje të kandidaturës së politikanit liberal Boris Nadezhdin, i cili ka premtuar fundin e luftës në rast se merr pushtetin.
Kjo nuk është hera e parë që Belgorodit përfshihet në luftë. Në fillim të konfliktit qyteti rus ishte sulmuar me dronë. Në prillin e vitit 2023, një raketë e lëshuar aksidentalisht nga aeroplani rus shkatërroi disa ndërtesa.
Ani pse vija e frontit prej 1 mijë e 500 kilometrave nuk ka lëvizur shkaku i dimrit të madh, sulmet me raketa dhe dronë brenda Rusisë kanë shfaqur kapacitetet e Ukrainës për të zgjeruar deri në Moskë.
Nëse ky është plani i Kievit, është i ngjashëm me atë që ka bërë Rusia para një viti kur kishte cak infrastrukturën energjetike me shpresën se riparimet do të merrnin kohë, Në fund Ukraina ka arritur të menaxhojë krizën energjetike dhe kështu dështoi edhe fushata e Moskës. Tani është Rusia ajo që duhet të gjejë strategjinë e mbrojtjes.
Sergey Vakulenko, analist për problemet energjetike, ka thënë se mund të jetë sfiduese për rafineritë ruse që të riparohen me shpejtësi.
Teksa dronët e vegjël të Ukrainës nuk mund të shkaktojnë dëme masive, ata mund të dëmtojnë tubat, kompresorët, valvulet dhe njësitë e kontrollit, të cilat do kohë që të riparohen.
“Nëse shpeshtohen sulmet ndaj rafinerive të naftës, pasojat do të jenë serioze”, ka thënë Vakulenko.