Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bombardime të pashpjegueshme në qytetin e pushtuar të Ukrainës

Ukraine

Janë regjistruar disa shpërthime të pashpjegueshme dhe raportime për të shtëna me armë në qytetin ukrainas të Enerhodarit në 12 orët e fundit, sipas mediave sociale dhe kryebashkiakut të mbështetur nga Rusia.

“Enerhodar nuk ka fjetur mirë sonte”, tha Dmytro Orlov, kryebashkiaku i mbështetur nga Rusia. “Në fillim njerëzit u zgjuan nga shpërthimet në qytet ose diku jashtë tij. Dhe më pas gjatë gjysmës së dytë të natës u dëgjuan të shtëna të çuditshme kaotike në lagje të ndryshme banimi”, tha ai, përcjell CNN-i të martën.

Profilet jozyrtare në mediat sociale të ndërmarrjes shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom, pretenduan se rusët kishin organizuar një përplasje zjarri që dëmtoi ndërtesën e shërbimeve lokale të sigurisë [SSU].

“Pse e bënë këtë është e paqartë. Ndoshta për të ‘justifikuar’ bombardimet e vendbanimeve në bregun e kundërt të Dnieper [lumit]”, thuhej në mesazhin e ripostuar nga njëra faqe. “Ajo që është e sigurt, nuk ka kuptim që forcat tona të Armatosura të qëllojnë në godinën e SSU-së, pasi ajo nuk është përdorur nga vetë rusët për një kohë të gjatë”.

Enerhodar është në rajonin e Zaporizhzhias dhe është pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i marsit dhe është ngjitur me një central të madh bërthamor që është gjithashtu nën kontrollin rus.