Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bolton: SHBA-ja mund ta vrasë Putinin nëse ai përdor armë nukleare në Ukrainë

SHBA-ja mund ta vrasë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nëse ai përdor armë nukleare në konfliktin në Ukrainë, ka thënë ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, raporton “The Independent”.

Bolton, një republikan që kishte shërbyer në administratën e Donald Trump, ka bërë këto pretendime gjatë një interviste në radiostacionin britanik “LBC News”.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka thënë se lideri rus duhet ta kuptojë se do të mbahet përgjegjës për krimet.