Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka treguar se testi i fundit që ka bërë për koronavirus i ka dal pozitiv. Bolsonaro e ka treguar këtë në një intervistë televizive, raporton BBC.
Bolsonaro, që fillimisht ishte refuzues ndaj rrezikut të virusit, ka zbuluar më 8 korrik se është i infektuar me COVID-19.
Ai tha se fillimisht kishte temperaturë të lartë dhe dhembje të muskujve, por se ka filluar shpejt të ndjehet më mirë pasi ka marrë ilaçin kundër malarias, hidroksiklorikinën.
Ai ka treguar se ndonëse nuk ka dëshmi shkencore për efikasitetin e këtij ilaçi, për të ka funksionuar.
Brazili ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me COVID-19 pas SHBA-së.