Kompania amerikane e aeroplanëve Boeing, po e humb pozitën e të qenit prodhuesi më i madh i avionëve në botë, pas një rënie prej 37 për qind në shitjet, për gjysmën e parë të vitit.
Rënia ndodhi shkaku i debateve të zgjeruara për aeroplanët e saj më të shitur 737 MAX, dy prej të cilëve u rrëzuan për një periudhë të shkurtë kohore, duke lënë të vrarë 346 persona.
Shifrat tregojnë se shitjet e Boeing, ka të ngjarë të bien pas kompanisë rivale evropiane Airbus, për herë të parë në tetë vjet, transmeton rel.
Administrata Federale e Aviacionit Federal të SHBA-së, javën e kaluar zbuloi një problem të ri me avionët MAX, duke vonuar kthimin e aeroplanëve në përdorim deri në fund të shtatorit dhe ndoshta duke shtuar kostot për Boeing.
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së
-
Aeroplanin e lëshojnë rrotat e përparme në aeroportin e Frankfurtit
-
17 vjet pas tragjedisë mbi Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë për vdekjen e 228 personave
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja