Botë

Bllokohet trafiku rrugor e anulohen fluturimet në disa pjesë të Moskës

Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar trafikun rrugor dhe kanë bërë që fluturimet brenda dhe jashtë tri aeroporteve në kryeqytetin rus të anulohen, njoftuan mediat ruse të hënën. Reshjet e borës filluan të dielën dhe vazhduan gjatë gjithë natës, duke i shtuar 23 centimetra shtesë nivelit tashmë të lartë të borës.

Afro 135 mijë njerëz dhe 18 mijë pajisje u përfshinë në përpjekjen për pastrimin e borës.

Rreth 200 kamionë u bllokuan në borë gjatë 24 orëve të fundit dhe kërkuan ndihmë nga punonjësit e trafikut rrugor, ka njoftuar Departamenti i Transportit në Moskë.

Gjithsej 53 fluturime u vonuan dhe pesë të tjera u anuluan të hënën në mëngjes në tri nga katër aeroportet e Moskës, raportoi e përditshmja ruse e biznesit “Vedomosti”. Shumica e vonesave ndodhën në aeroportin Sheremetyevo, në veri të kryeqytetit.