Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bllokohen mijëra pasagjerë në aeroportin e Kenisë

Mijëra pasagjerë janë bllokuar në katër aeroportet kryesore të Kenisë të mërkurën, pasi një grevë nga punëtorët shkaktoi çrregullime të mëdha për fluturimet.

Punëtorët thonë se janë të pakënaqur për një bashkim të planifikuar ndërmjet autoritetit të aeroportit dhe linjës ajrore kombëtare.

Rreth 60 fluturime nuk arritën të realizoheshin nga Aeroporti Ndërkombëtar Jomo Kenyatta , aeroporti më i madhi i Afrikës Lindore, por disa operacione u rifilluan menjëherë pasdite.

Aeroportet në Mombasa, Eldoret dhe Kisumu janë ndërprerë gjithashtu.

Qeveria ka dënuar grevën duke e quajtur të paligjshme, ndërkaq ka sjellë forcat ajrore keniane për ta lehtësuar situatën, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Policët u vendosën dhe përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shpërndarë punëtorë grevistë në aeroportin kryesor të kryeqytetit, thonë mediet lokale.

Nga Kenia Airways thonë se situata po përmirësohet dhe se kanë nisur fluturime të gjata në Amsterdam dhe Mumbai, ndërkaq fluturimet e tjera do të rifillojnë së shpejti.

Disa fluturime në destinacione rajonale janë anuluar.

Ndërkaq është arrestuar sekretari i përgjithshëm i Sindikatave të Aviacionit të Kenisë, Moss Ndiema, i cili është një nga figurat kyçe të organizimit të grevës.

Artikuj të ngjashëm