Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

‘Bllokohen katër shtete Evropiane’, pilotët e stafi hynë në grevë dyditëshe

Pilotët dhe punëtorë të tjerë në Spanjë, Portugali, Itali e Belgjikë kanë filluar grevën dyditëshe, duke detyruar kompaninë “Ryanair” që të anulojë më shumë se 12 për qind të fluturimeve të veta. 

Kompania, ndryshe më e madhja në Evropë për nga numri i udhëtarëve, ndodhet në mes të krizës më të madhe në tre dekada, derisa nuk po gjen gjuhë të përbashkët me sindikatat e punëtorëve, e funksionimin e të cilave e pranoi për herë të parë, transmeton koha.net.

Pilotët janë duke kërkuar sistem më transparent të avancimit derisa stafi i kabinës kërkon kontrata lokale dhe kushte më të mira të punës. Një çerek i pilotëve me bazë në Dublin tashmë organizuan grevën e tretë 24 orëshe brenda dy javëve. 

Kompania irlandeze përndryshe ka njoftuar se më shumë se 300 pilotë dhe punëtorë të tjerë mund të humbasin punën e tyre në Irlandë shkaku i shkurtimeve gjatë sezonit dimëror, me ç’rast grevat kanë prekur edhe rezervimet e biletave.