Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të takohet me ministrin e dorëhequr të Izraelit, Benny Gantz të martën, ka bërë të ditur një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Gantz, një ish-ministër i Mbrojtjes dhe një anëtar i rëndësishëm i kabinetit të luftës, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Benjamin Netanyahut të dielën, pasi siç ka deklaruar, kishte arritur afatin e vetë-imponuar për t'u larguar nëse Netanyahu nuk parashtronte një plan të ri për luftën në Gaza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBlinkeni pritet që së pari të takohet me Netanyahun dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant të hënën në mbrëmje, sipas zyrtarëve.
Sekretari amerikan ndodhet në një vizitë në Lindjen e Mesme, ku parashihet të bëjë disa ndalesa si: Egjipt, Izrael, Jordani dhe Katar, në përpjekje për të çuar në një armëpushim në luftën në Gaza.
Gantz shihet si rivali kryesor politik i Netanyahut. Dorëheqja e tij mund të rrezikojë izolimin e mëtejshëm të Izraelit në skenën botërore.
Partia e tij qendrore “Uniteti Kombëtar” ishte në opozitë deri më 11 tetor 2023, kur, pas fillimit të luftës pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, ai ra dakord të formonte një qeveri emergjente me Netanyahun.
Muajin e kaluar, Gantz i paraqiti Netanyahut një afat deri më 8 qershor për të dalë me një strategji të qartë për Gazën, ku Izraeli ka bërë një ofensivë shkatërruese ushtarake kundër grupit militant palestinez në pushtet Hamas. Netanyahu e hodhi poshtë ultimatumin menjëherë pasi u dha.