Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blinkeni në vizitë të paparalajmëruar në Irak mes shqetësimeve për përhapje të konfliktit

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken bëri një vizitë të paparalajmëruar në Irak të dielën.

Blinken u takua me kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani në Bagdad për më shumë se një orë.

Ai vizitoi edhe Ambasadën e SHBA-së, ku mbajti një konferencë për sigurinë mbi kërcënimin ndaj objekteve amerikane.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht kundër përfshirjes së palëve të tjera në konfliktin në Izrael. Pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, grupet përfaqësuese të mbështetura nga Irani kanë rritur sulmet që synojnë trupat amerikane në Irak dhe Siri.

“Ne duhet të vazhdojmë të parandalojmë përshkallëzimin e këtij konflikti, përhapjen e tij në zona të tjera. Shtetet e Bashkuara kanë dhe ne do të vazhdojmë t'i përgjigjemi sulmeve nga përfaqësuesit e Iranit për të mbrojtur personelin tonë në rajon, personelin që është këtu në Irak dhe Siri për të ndihmuar në parandalimin e rilindjes së ISIS. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të penguar dhe, siç thashë, për t'iu përgjigjur çdo sulmi”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Tel Aviv të premten.

Përpara ndalesës së tij në Irak, Blinken bëri ndalesa në Izrael, Jordani, Bregun Perëndimor dhe Qipro. Nga Iraku, ai do të udhëtojë për në Turqi.

Edhe Blinkeni arrin në Jordani, takime urgjente mbi situatën në Siri Botë Blinkeni arrin në Jordani, takime urgjente mbi situatën në Siri

Duke folur me gazetarët të dielën, Blinken tha se takimi i tij me kryeministrin irakian ishte “i mirë” dhe “produktiv” dhe shtoi se ai e bëri të qartë se sulmet nga milicitë e mbështetura nga Irani kundër personelit amerikan janë krejtësisht të papranueshme.

Ata diskutuan gjithashtu për t'u siguruar që konflikti në Gaza të mos përhapet në rajonin më të gjerë, tha kryediplomati amerikan.