Sekretari amerikan i Shtetit tha se ishte e domosdoshme që Izraeli dhe palestinezët të punojnë së bashku për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.
Duke folur në Kajro, vetëm disa orë përpara një vizite dy-ditore në Jerusalem dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, Antony Blinken tha se SHBA-ja dënon "rritjen e re dhe të tmerrshme të dhunës" në rajon.
"Ne do të inkurajojmë palët që të ndërmarrin hapa për të qetësuar gjakrat", u tha Blinken gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm egjiptian. “Nuk ka dyshim se ky është një moment shumë i vështirë”.
Ai përsëriti qëndrimin amerikan për dënimin e dhunës dhe shprehur keqardhje për humbjen e jetës së civilëve të pafajshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Blinkeni kërkon ndalimin e luftimeve në Lindjen e Mesme
-
Blinkeni vizitë në Lindjen e Mesme, për herë të 11-të që nga fillimi i luftës në Gazë
-
Blinken: Ka shqetësime në Azi për përhapjen e konfliktit të Lindjes së Mesme
-
Blinkeni kërkon diplomaci për zgjidhjen e tensioneve Izrael-Hezbollah
-
Blinken mbërrin në Izrael për bisedimet për armëpushim në Gaza