Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas të dielën, raporton BBC.
Siç ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, Blinken “ka rikonfirmuar përkushtimin e SHBA-së për të ofruar ndihmë jetëshpetësuese humanitare dhe për t’i rikthyer shërbimet esenciale në Gaza”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se Blinken po ashtu ka thënë se “palestinezët nuk duhet të zhvendosen me dhunë”.
“Ata kanë diskutuar për angazhimet për ta rikthyer qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor, përfshirë edhe ndalimin e dhunës së ekstremistëve kundër palestinezëve dhe të mbahen përgjegjës fajtorët”, ka thënë Miller.
Blinken është takuar me Abbasin në Bregun Perëndimor.
-
Blinkeni takohet me presidentin palestinez Abbas, bisedon për reforma në qeverisje
-
Blinkeni takohet me presidentin palestinez
-
Blinken: Besoj se do të kemi marrëveshje në ditët e mbetura të administratës Biden
-
Pesë prioritetet e udhëtimit të Blinkenit në Lindjen e Mesme
-
Blinkeni arrin në Izrael për t'i nisur bisedimet për armëpushim