Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ripërsëritur nevojën për ta hapur një “rrugë drejt një shteti palestinez” gjatë fjalimit të tij të mërkurën në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, raporton agjencia “AP”.
Ai ka thënë se Izraeli “s’do të kishte siguri të vërtetë në mungesë të kësaj”.
Nëse Izraeli mund të afrohet në krahun e Lindjes së Mesme, tha Blinken, atëherë rajoni do të bashkohej për ta izoluar Iranin dhe përfaqësuesit e tij, të cilin ai i quajti “shqetësimin më të madh në aspektin e sigurisë”.
Këtu hyjnë rebelët Houthi të Jemenit që kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq.
“Sigurisht që kërkon vendime të vështira e sfiduese. Kërkon një mentalitet që është i hapur ndaj kësaj perspektive”, ka thënë Blinken.
Ai tha se ajo që ndryshon tash në mendësinë e liderëve të botës arabe dhe myslimane është për integrimin e Izraelit në rajon dhe se ai ndien “një urgjencë të madhe” sepse “tash jemi në mes të asaj që është tragjedi njerëzore në Lindjen e Mesme në shumë mënyra – për izraelitët e palestinezët”.
-
Blinkeni sheh shtegun drejt paqes në Gazë
-
Blinkeni takohet me presidentin palestinez Abbas, bisedon për reforma në qeverisje
-
Blinkeni takohet me vendet arabe teksa SHBA-ja kritikohet për veton në OKB
-
Blinkeni e Abbasi diskutojnë për kthimin e qetësisë në Bregun Perëndimor
-
Blinken: Përderisa do të ekzistojë SHBA-ja, Izraeli nuk do të mbrohet kurrë i vetëm