Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë të ditur të hënën se Shtetet e Bashkuara do të synojnë fuqizimin dhe zgjatjen e marrëveshjes midis fuqive botërore dhe Iranit për frenimin e programit bërthamor të vendit.
Agjencia e OKB-së për mbikëqyrje bërthamore ka njoftuar më herët se ka arritur ujdi me Iranin për zbutjen e ndikimit të hapave që Teherani planifikon t’i ndërmarrë këtë javë, përfshirë përfundimin e inspektimeve.
Dy palët është raportuar se kanë arritur pajtim për vazhdimin e monitorimeve të domosdoshme edhe tre muaj të tjerë. Blinken, duke folur gjatë një konference për çarmatimin në Gjenevë, ka thënë se SHBA-ja vazhdon të jetë e përkushtuar që t’ia pamundësojë Iranit sigurimin e një arme të synuar bërthamore. Ai ka thënë se për arritjen e këtij qëllimi diplomacia është mënyra më e mirë.
-
Blinkeni synon kthimin e SHBA-së në trupin e OKB-së për të drejta të njeriut
-
SHBA-ja e paralajmëron finalizimin e marrëveshjes me Iranin këtë fundjavë
-
SHBA-ja e Irani “shumë afër” marrëveshjes, sipas Vancet
-
SHBA-ja dhe Irani po përmbyllin një memorandum njëfaqësh për t'i dhënë fund luftës
-
SHBA-ja dhe Irani në bisedime indirekte për të zgjatur armëpushimin