Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ndërmarrë një vizitë të papritur në Afganistan, për ta proklamuar vendimin e presidentit Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi dhe për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë vizitë Blinkeni ka siguruar politikanët afganë se Shtetet e Bashkuara do të mbesin të angazhuara për kauzën e paqes në Afganistan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti amerikan të mërkurën ka bërë të ditur se 2 mijë e 500 trupat amerikane në Afganistan do të tërhiqen deri në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, që edhe nxitën pushtimin amerikan të Irakut dhe Afganistanit.
Së bashku me ushtrinë amerikane do të tërhiqen edhe 7 mijë trupat e NATO-s, duke i dhënë fund pranisë së huaj ushtarake në Afganistan.