Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kritikoi Kinën për mbrojtjen e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë, duke thënë se kjo "duhet të ngrejë kambanat e alarmit për të gjithë ata që e quajnë rajonin Indo-Paqësor si shtëpi".
“Edhe pse Rusia po mobilizohej qartë për të pushtuar Ukrainën, presidenti Xi dhe presidenti Putin deklaruan se miqësia midis vendeve të tyre ishte 'pa kufij'", tha Blinken në një fjalim mbi politikën e administratës së Bidenit ndaj Kinës në universitetin “George Washington”, njoftoi CNN të enjten.
Ai theksoi se SHBA-ja nuk po kërkon një konflikt apo një luftë të re të ftohtë me Kinën.
“Detyra jonë është të dëshmojmë edhe një herë, se demokracia mund të përballet me sfida urgjente, të krijojmë mundësi, të avancojmë dinjitetin njerëzor, se e ardhmja u përket atyre që besojnë në liri dhe se të gjitha vendet do të jenë të lira të hartojnë rrugët e tyre pa detyrim”, tha Blinken.
-
Blinken nga Kina: Shpreha shqetësimin për mbështetjen që i jepet Rusisë
-
Blinken: Lufta në Ukrainë u dërgon mesazh agresorëve kudo
-
Blinken: Kina po mendon ta furnizojë Rusinë me armë për luftën në Ukrainë
-
Blinken: Kina ka përgjegjësi që ta bindë Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë
-
SHBA-ja dhe Kina diskutojnë për Ukrainën, kërkojnë qetësi