Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se nëse Vladimir Putin përpiqet të vendosë një regjim kukull në Ukrainë, do të ketë një "rrëmujë të gjatë, të përgjakshme, e të tërhequr në të cilën Ukraina do të vazhdojë të vuajë".
Pavarësisht kësaj, Blinken ka thënë se SHBA-ja vazhdon të punojë për të siguruar që Ukraina të ketë mjetet për të mbrojtur veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBlinken po ashtu ka thënë se është i sigurt se presidenti rus, Putin do të dështojë.
“Jam absolutisht i bindur se Putini do të dështojë”, ka thënë Blinken të mërkurën, gjatë një konference për media bashkë me sekretaren e Jashtme britanike, Liz Truss, në Washington.
Ai ka kërkuar nga Rusia që të respektojë armëpushimin dhe t’i lejojë civilët ukrainas të evakuohen, sipas marrëveshjes.